Infeksioni i veshit është një nga sëmundjet më të zakonshme që prek fëmijët.
Ekziston një shumëllojshmëri simptomash që janë indikator të një infeksioni në vesh, transmeton portali Per nenat.
Por, cilat janë shenjat e infeksionit në vesh?
Shenja më e dukshme është dhimbja. Fëmijët mund t’ju tregojnë se u dhemb veshi, edhe ata që nuk kanë mësuar të flasin ende, duke tërhequr veshin.
Jo të gjithë fëmijët do të kenë ethe kur kanë dhimbje veshi. Shumë fëmijëve u krijohet një infeksion në vesh pasi kalojnë një të ftohur.
Shenjat e infeksionit të veshit tek fëmijët:
– Gjumë me probleme
– Reduktim të oreksit sepse nuk është në gjendje të gëlltisë ose të përtypë.
– Vjellje ose diarre nëse infeksioni ndikon edhe në traktin gastrointestinal
– Erë e pakëndshme që del nga veshi
– Probleme me dëgjimin
Lëngu i verdhë që rrjedh. Kjo është një simptomë më pak e zakonshme që mund të tregojë se fëmija juaj ka një vrimë në vesh (kjo shërohet pasi infeksioni kalon).