Mund t’i gjejmë të pranishme në çdo vend, qoftë në ajër që thithim, në ujë që pimë, ose në ushqimin që hamë.
Toksinat janë kudo rreth nesh.Mirëpo, për të kuptuar më shumë rreth tyre , lexoni simptomave e paraqitjes së toksinave shkruan Ndryshe , transmeton GazetaShneta.
-Ju humbni flokët më shpejt.
Humbja e flokëve nuk është simptomë e mbingarkesës toksike të shkaktuar nga toksinat e përditshme. Mund të jetë punë dore e toksinave më të këqija si arseniku, plumbi dhe tialli (që gjendet në tymin e cigareve) ndër të tjera, të cilat madje mund të jenë vdekjeprurëse.
-Era e gojës tuaj është e keqe.
Fryma e keqe zakonisht është një simptomë e problemeve të tretjes. Kjo ndodh kur sistemi juaj i tretjes duhet të luftojë në mënyrë që të tretet çdo gjë që ha. Por problemet e tretjes mund të ndodhin edhe kur mëlçia juaj lufton për të pastruar të gjitha toksinat e grumbulluara. Heqja e toksinave është e vetmja mënyrë për ju për të trajtuar këtë problem.
-Deodorantët nuk ju ndihmojnë më
Këto toksina, kur treten, prodhojnë gazra dhe erëra, të cilat gjatë ikjes nëpër poret tuaja trupore mund të ju japin një erë të neveritshme.
-Mbipesha
Pavarësisht nga të gjithat ushtrimet e mëdha që ju jeni duke bërë në palestër, në qoftë se ju ende mbani të njejtën peshë atëherë ka diçka të keqe me hormonet tuaja. Toksinat mund të ndikojnë negativisht në nivelin e hormoneve të caktuara në trup, duke përfshirë ato që janë përgjegjëse për mbajtjen e peshës. Kalimi në një dietë të shëndetshme organike dhe marrja e detoksifikimit të plotë duhet të ndihmojë. /Ndryshe