Jo rrallëherë gratë dyshojnë se kanë më shumë se një fëmijë, por cilat janë simptomat të cilat tregojnë këtë.
Së pari mund të konfirmoni me anë të ultratingullit, dhe që në fakt është e vetmja mënyrë me saktësinë më të madhe se do të keni binjakë. Tingujt e zemrës mund të zbulohen nga nje Doppler në tremujorin e parë. Por, edhe mamitë dhe mjekët që kanë më shumë eksperiencë mund të zbulojnë rrahjet e shumta të zemrës.
Poashtu, mund të bëni edhe ekzaminime të tilla si fetoproteinave alfa, që njihet edhe si një monitor i serumit të nënës ose testit të trefishtë, dhe që kryhet gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë. Kjo përdoret për të zbuluar defkte të caktuara të lindjes dhe për të matur sasinë e një proteine të caktuar që sekretohet nga mëlçia e fetusit, transmeton Gazeta Shneta.
Mund të shtoni edhe në peshë kur bëhet fjalë për binjakë më shumë se sa që duhet, por duhet të keni kujdes që të ruani harmoninë ndërmjet peshës dhe gjatësisë që keni. Zakonisht, gratë që kanë binjakë fitojnë më shumë se 10 kilogramë më shumë sesa ato që kanë vetëm një fëmijë.
Por mund të jetë edhe intuita e një nëne ajo e cila mund të zbulojë se jeni shtatëzënë me binjakë./Gazeta Shneta/