Kur jeni shtatzënë apo po shpresoni të mbeteni shtatzënë, edhe gjëja më e vogël mund të ju bëjë të mendoni. Sidomos nëse keni pasur një humbje (abortim spontan) më parë.
Besoni intuitës tuaj dhe kushtojini vëmendje ndryshimeve në kohën apo simptomat e ciklit tuaj menstrual, të cilat mund të jenë shenja të hershme të abortit spontan.
Shkaktarët e abortit spontan
Aborti spontan ndodhë kur bebja juaj vdes brenda në bark para javës së 20të, sipas March of Dimes. Kjo zakonisht ndodhë në 13 javët e para të shtatzënisë dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë.
Faktorët kryesorë janë: problemet me kromozome apo ndonjë problem shëndetsor siç është diabeti dhe problemet me hormone. Gjithashtu, nëse pini duhan ose alkohol apo përdorni droga kta janë faktor të rëndësishëm që mund të qojnë në humbjen e bebes tuaj.
Simptomat e abortit spontan apo të hershëm
Simptomat më të zakonshme që jeni duke pasur një abort spontan janë gjakderdhje e rëndë dhe dhimbje sikur të ciklit menstrual, tregon Dr.Laura Nurse një fizikante në Kanada.
Mund të vëreni dhimbje të shtuara të shpinës por gjithashtu edhe shkarkime vaginale të cilat duken si copa te gjakut. Dhimbjet e forta të barkut mund të tregojnë për një abort gjithashtu. Sidoqoftë, në mungesë të simptomave apo kur kanë vetëm gjakderdhje të madhe në masë, gratë shpesh e përziejnë me simptoma të ciklit menstrual. / Gazeta Shneta