Shëndeti fizik i fëmijëve ndikohet shumë nga ky faktor

2019-05-25 në ora 06:55

Një studim i kryer tek më shumë se 10.000 fëmijë nga vende të ndryshme të botës tregon se po. Në studim u përfshinë fëmijë nga  Bangladeshi, Etiopia, Nigeria, Kili, Guatemala, Pakistan, Nepal, Afrika e Jugut, Kenia dhe Kamboxhia.

0.5 cm më shumë

Në të vërtetë, kushtet e mira higjenike dhe uji i pastër, që janë parandaluesit kryesorë të sëmundjeve garantojnë rritje të shtatlartësisë së fëmijëve me rreth gjysmë centimetri. “Kjo mund të duket e parëndësishme, por sipas vlerësimeve tona, lidhja mes rritjes dhe higjienës është shumë e rëndësishme”, – u shpreh Alan Dangour, udhëheqësi i studimit.

Ndikim më të madh tek fëmijët nën 5 vjeç

Ndikimi i higjienës në rritjen e fëmijëve është shumë më i theksuar tek fëmijët nën pesë vjeç. Ata që rriten në kushte më të mira higjenike janë më shtatlartë se bashkëmoshatrët që nuk i kanë këto kushte.

Rreziqet nga mungesa e higjienës

Sipas studiuesve, higjiena ndikon në rritje sepse fëmijët që nuk kanë kushte të mira higjienike preken më shpesh nga sëmundjet si diarreja, të vjellat, etj, dhe këto ndikojnë në zhvillimin fizik të tyre. “Kurrë më parë nuk ishte vërtetuar diçka e tillë, sëmundjet ngadalësojnë rritjen e fëmijëve”, – vijon më tej Alan Dangour.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit

Sipas vlerësimeve të OBSH, rreth 165 milionë fëmijë në gjithë botën rriten në kushte të papërshtatshme higjenike. Kjo rrit rrezikun e vdekshmërisë dhe uljen e pjellorisë në moshë madhore./pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *