Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar emërimin e anëtareve të Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Anëtarë të Bordi Drejtues të SHSKUK-së, me mandat tre vjeçar, janë; Shemsi Veseli, Fatmir Dragidell, Naser Ramadani, Mirdita Hajdari, Ardian Ferizi.
Këta emra janë propozuar nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ndërsa eksperti i menaxhimit shëndetësor do të zgjidhet me konkurs.
Kjo është hera e dytë që Shemsi Veseli emërohet në Bordin e SHSKUK-së.
Më herët anëtarë kanë qenë Isuf Dedushaj, Sadik Llullaku, Metush Disha, Besim Iliazi, Bleta Domi, dhe Myzafer Kalanderi. /Gazeta Shneta