Sipas hulumtimeve të fundit, sezoni në të cilin fëmija juaj ka lindur mund të ketë një ndikim në shanset e tij për të zhvilluar një alergji.
Ne tashmë e dimë se foshnjat e lindura në dimër kanë një rrezik më të madh të lindjes me mushkëri të ndjeshme. Tani ka një tjetër lajm që mbështet idenë se lindja në muajt e ftohtë mund të sjell disa faktorë rreziku shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit në Universitetin e Southampton-it gjetën shënjues të veçantë të ADN-së që lidhin sezonin e lindjes së fëmijës me zhvillimin e alergjive më vonë në jetë. Jo çuditërisht, ky hulumtim tregon që foshnjat e lindura gjatë vjeshtës dhe dimrit janë në rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve si ekzema sesa foshnjat e lindura gjatë muajve të ngrohtë. Këta shënues epigjenetikë u gjetën të jenë të pranishëm tek fëmijët që kishin arritur moshën 18 vjeç.
“Këto janë rezultate vërtetë interesante”, tha John Holloway, profesor i alergjisë dhe gjenetikës respiratore në universitet, si dhe një nga autorët e studimit.
“Ne gjetëm se sezoni i lindjes mund të ketë një efekt mbi njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre. Për shembull përgjithësisht, njerëzit e lindur në vjeshtë dhe në dimër janë në rrezik të lartë për sëmundjet alergjike si astma, por deri më tani nuk e dijmë se si efektet mund të zgjasin kaq shumë.”
Përderisa detyrohen më shumë hulumtime për ta kuptuar plotësisht këtë fenomen, hulumtuesit besojnë se ka dëshmi të mjaftueshme për ta mbështetur këtë lidhje. Studimet shtesë do të synojnë të përgjigjen në pyetjen se çfarë saktësisht shkakton këto mospërputhje sezonale /Gazeta Shneta/