Të gjitha nënat që shkojnë për të kryer lindjen në Klinikën e Gjinekologjisë, duhet të blejnë medikamente e materiale për shkak të mungesës.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK personeli mjekësor dhe pacientet sërish po përballen me mungesa të shumta. Një paciente ka dërguar një recetë të shkruar nga mjekët në këtë klinikë, me barnat dhe materialet që duhet t’i blejnë për shkak të mungesës, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë recetë kërkohet që pacientja të blejë tre ampula Oxytocinë, 10 tretje Nacl, dhe dy gjilpëra spinale.
Pacientet në këtë klinikë po vazhdojnë të përballen me mungesa të shumta. Javën e kaluar ato janë detyruar që të blejnë edhe dorëza sterile për mjekët.
Menaxhmenti i QKUK-së nuk ka marr masa ndaj kompanive dhe zyrtarëve përgjegjës për furnizim, ndërsa ka shqiptuar vërejtje ndaj kryeinfermieres në Sallën e Lindjes në Gjinekologji pasi ajo kishte vendosur një njoftim për pacientet për blerje të materialeve. /Gazeta Shneta/