Këngëtarja ka marrë një infeksion të butë të frymëmarrjes pas gripit të javës së kaluar.
Sipas Page Six, këngëtarja për shkak të gjendjes shëndetësore ka anuluar dy koncerte, shkruan Indeksonline.
Mbretëresha e Krishtlindjeve ka dhënë një lajm aspak të këndshëm për fansat e saj.
“Ju e dini që nuk ka asgjë që më pëlqen më shumë sesa të festoj festat me shfaqjen time festive të Krishtlindjeve”, është shprehur Mariah Carey, mirëpo më tej ajo ka thënë se i duhet të marr urdhrat e mjekut dhe të pushojë./Indeksonline/