Ngjyra e urinës mund të tregojë një sërë gjendjesh shëndetësore të ndryshme.
Shumica prej nesh e dinë se ngjyra e errët në urinë nënkupton dehidratim, transmeton Gazeta Shneta.
Por ngjyra e urinës tuaj mund t’iu informojë gjithashtu për gjendje të tjera më serioze. Këto ngjyra janë vetëm një udhërrëfyes që tregon se do të ketë disa ndryshime.
Ngjyra e verdhë e errët
Zakonisht kur urina juaj është e errët, kjo do të thotë që trupi juaj ka nevojë për ujë.
Nëse urina juaj është më shumë ngjyrë qelibari, kjo do të thotë që ju duhet të merrni disa gota ujë më shumë.
Ngjyra e gjelbër
Zakonisht kjo ngjyrë është e padëmshme dhe mund të jetë rezultat i diçkaje që ju keni ngrënë, si rezultat i ngjyrave artificiale të ushqimit.
Por ndonjëherë mund të ndikojnë edhe medikamente të caktuara, ose ndonjë sëmundje e rrallë gjenetike./Gazeta Shneta/