Dhimbjet në fyt, temperatura e lartë, gëlltitja e vështirësuar janë disa nga tiparet e angjinës.
Edhe pse është e pranishme në secilën periudhë të vitit, deri te shfaqja e saj më e madhe vjen në vjeshtë për shkak të rënies së temperaturave, transmeton KosovaPress.
Shkaktar kryesor i angjinës janë bakteret, por edhe viruse të ndryshme. Ajo paraqitet te të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit.
Simptomat te të rinjtë paraqiten përmes dobësive në muskuj dhe vjellje. Angjina më së shumti prek fëmijët nga mosha tri deri në tetë vjet.
Për tejkalimin e gjendjes mjekët rekomandojnë marrjen e çajeve dhe antibiotikëve për dhjetë ditë me radhë.
Angjina është e rëndësishme që të shërohet, për shkak se mund të sjellë komplikime serioze, si ndezja e nyjave dhe problemet me veshkë.