A keni dëgjuar për Nomofobinë?
Është ankth që shkaktohet kur ndaheni nga telefoni i juaj mobil. Është një frikë irracionale kur nuk mund të jeni afër telefonit ose kur nuk mund ta përdorni, njofton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët në Hong Kong kanë bërë shumë studime për këtë fobi të re që ka sjellë teknologjia, e që emri është shkurtesë për “no-mobile-phone phobia”.
Pra, kjo është për njerëzit që nuk jetojnë dot pa telefonat celularë dhe pa postuar në rrjetet sociale si Facebook, Instagram e Twitter.
Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet./Gazeta Shneta