Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së Dr. Xhemail Selmani e ka quajtur “grusht të rëndë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit të Pagave.
“Ky është një grusht i rëndë për punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët tjerë të sektorit publik. Për ditën e nesërme kemi paralajmëru një grevë 8 orëshe si sinjalizim ose paralajmërim për pritjet tona për pagat me rritje e jo një grusht që kemi marr sot”, ka deklaruar Selmani.
“I kemi bashkërenduar veprimet edhe me sindikatat tjera dhe do të takohemi sërish. Vendimet e mëtutjeshme do të merren nga Këshillet Drejtuese. Pas këtij grushti të rëndë nuk kemi nevojë më t’i respektojmë këto ligje të cilat vet ligjvënësit po i shkelin. Nuk e di kujt po i shërben kjo goditje kur vendi tani ka vakum institucional”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/