Një vajzë 21-vjeçare po pretendon se një selfie në bikini e ndihmoi të zbulojë një nishan kanceroz.
Clore Jordan nga Britania e Madhe, u konsultua menjëherë me mjekët po mundësinë e heqjes së nishanit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Pas analizave që i bëri, një biopsi e konfirmoi se ajo kishte ‘melanoma’, një formë kanceri i lëkurës vdekjeprurës.
“Unë shkova te mjeku në fillim të janarit sepse nuk më pëlqente si dukej, porse nuk kam pasur ide se çfarë ishte. Vërtet mund të them se selfie ma shpëtoi jetën”, ka deklaruar vajza.
Ajo tani ka një shenjë në mes të stomakut, si rezultat i operacionit potencial për t’ia shpëtuar jetën. /Gazeta Sheta/