Gonorreja është në rritje për shkak të rënies së përdorimit të kondomit gjatë seksit oral, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Gonorreja mund të përhapet nga fyti i një personi të infektuar pa e ditur se ka ndodhur një gjë e tillë – si në shumicën e rasteve, nuk ka simptoma, .
Më pas, rezistenca ndaj trajtimit nëpërmjet antibiotikëve po rritet, me më shumë se 50 vende që raportojnë përdorimin e kotë të KES-ve – grupi i vetëm i miratuar mjekësisht i barnave që mbetet efektiv në trajtimin e sëmundjes, transmeton Gazeta Shneta.
Frika më e fundit që ka shqetësuar të gjithë në lidhje me sëmundjen njihet si “super gonorreja”, e cila deri tani ka qenë e padepërtueshme për çdo trajtim në treg.
Ajo thuhet se është përhapur në vendet si Japonia, Franca dhe Spanja.
Kur nuk trajtohet, gonorreja mund të çojë në një numër gjendjesh të rënda mjekësore që ndikojnë drejtpërdrejt tek gratë, duke përfshirë sëmundjen inflamatore të pelvikut, shtatëzëninë ektopike dhe shterpësinë, si dhe rritjen e rrezikut të HIV, thotë OBSH.
Gonorreja është sëmundja bakteriale e dytë më e zakonshme në Britani të Madhe, me 35,000 raste të raportuara në Angli në vitin 2014. Në mbarë botën, ajo prek 78 milionë njerëz në vit./Gazeta Shneta/