Ndonëse shumë gjëra janë të ndaluara gjatë shtatzënise, ekzistojnë dhe shumë veprimtari të tjera që jo vetëm rekomandohen gjatë kësaj periudhe, por ndikojnë dhe pozitivisht në zhvillimin e fetusit dhe mirëqenien e nënës.
Nëse deri më tani i keni thënë JO seksit gjatë shtatzënisë duke menduar se do të lëndonit foshnjen në bark, ka ardhur koha të mësoni të vërtetën.
Më poshtë do të lexoni 4 arsyet që do t’ju bindin të kryeni marrëdhënies seksuale gjatë shtatzënise.
Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëni për të forcuar muskujt dhe për t’u relaksuar
Arsyeja nr.1: Ul presionin e gjakut
Hormoni i dashurisë i lëshuar gjatë seksit ( oxytocin) lehtëson simptomat e stresit dhe ul presionin e gjakut.
Arsyeja Nr.2: Ju do të flini më mirë
Hormonet e lëshuara gjatë seksit ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë dhe i japin sinjale trurit të na vendosë në gjumë shumë më shpejt se normalisht.
Arsyeja Nr.3:Forcim i lidhjes dashurore
Ju do të ndiheni më afër partnerin tuaj nëse gjatë periudhës së shtatzënise qëndroni afër dhe përkedheleni pa frikën se do të dëmtoni fetusin.
Arsyeja Nr.4: Zvogëlon dhimbjen
E fundit por jo më pak e rëndësishme, marrëdhënia seksuale gjatë shtatzënisë mban dhimbjen larg. Hormonet progesterone, dhe estrogjeni mundësojnë rrjedhjen e gjakut në vaginë dhe zonën e legenit.
Ky proces rritjen ndjeshmërinë duke reduktuar dhimbjen.