Seksi gjatë shtatzënisë dhe çdo gjë që duhet të dini rreth tij

2018-02-16 në ora 22:34

Disa çifte e shohin shtatzëninë sikur një kohë shumë të mirë për të pasur marrdhënie seksuale, por për të tjerët mund të jetë shqetësuese ose frikësuese.

A mund të keni marrdhënie kur jeni shtatzanë?

Absolutisht po. Shumë prindër brengosen për këtë qështje por nëse shtatzania juaj është normale ju mund të bëni dashuri derisa uji i placentës të shpërthejë.

Sidoqoftë, nëse në historinë tuaj mjeksore thuhet se keni një miter të dobët, placentë të ultë ose gjakderdhje, duhet fillimisht të konsultoheni me mjekun tuaj dhe pastaj të vendosni. Në një shtatzani normale, marrdhënia seksuale nuk është e lidhur me dështimin e hershëm të shtatzanisë dhe nuk është shkaktar i infeksioneve vaginale.

Është mire të mos brengoseni edhe nëse keni ndonjë infeksion vaginal. Seksi nuk e pengon asnjë lloj antibiotiku që ju mund ta merrni për të shëruar infeksionet. Biles, është shumë e lidhur me mundësinë shumë të vogël për lindje të parakohshme, pavarësisht infeksionit. Nëse keni ndonjë infeksion, burri juaj duhet të përdorë kondomin në mënyrë që infeksioni të mos i bartet atij.

Shumë studime njoftojnë se grate të cilat kanë marrdhënie gjatë shtatzanisë janë më pak të prirura të kenë lindje të parakohshme. Orgazmat ndihmojnë në parandalimin e lindjes së parakohshme.

Nëse ndjeheni mire, atëherë nuk ka asnjë pengesë që të mbani jetën tuaj dashurore edhe gjatë shtatzanisë. Të pasurit marrdhënie të kënaqshme seksuale gjatë kësaj periudhe është mirë për lidhjen tuaj me burrin qoftë tani ose për më vonë kur bebja të ketë lindur.

A e dëmton seksi beben tuaj?

Mos u brengosni, ju nuk do ta lëndoni beben tuaj duke bërë seks, edhe nëse burri juaj është mbi ju. Mukoza që mbështjellë mitrën tuaj do të ndihmojë që ta mbrojë atë nga infeksionet. Gjithashtu edhe muskujt e forte të mitrës tuaj e mbrojnë beben nga çdo lloj lëndimi.

Nëse përjetoni orgazmë, ju mund ta vëreni se si bebi juaj lëvizë më shumë. Sidoqoftë, kjo ndodhë përshkak të rrahjeve tuaja të zemrës jo pse ai e di çfarë po ndodhë ose nuk ndjehet rehat.
Sidoqoftë, doktori juaj mbase do ju këshilloj të mos keni marrdhënie gjatë shtatzanisë nëse përjetoni këto simptoma:

– Gjakderdhje

– Dhimbje abdominale ose të menstruacioneve

– Probleme me dobësi të mitrës

– Placentë të ultë e që ndodhë në rast se keni pasur gjakderdhje

Gjithashtu doktori mund të ju tregojë të evitoni seksin gjatë shtatzanisë nëse burri juaj është i infektuar me Herpes. Nëse ju e merrni herpesin për herë të parël gjatë shtatzanisë, mund të ndodhë që të ndikojë në zhvillimin e bebes tuaj.

Por, siç e tham në fillim, nëse ju e ndjeni veten mire dhe nuk keni ndonjë problem lirisht mund të kënaqeni me jetën tuaj seksuale. / Gazeta Shneta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *