Një studim zbulon nënat në pritje, që mbajnë fetuse femra mund të shfaqin një reagim të ngritur inflamator që mund të kontribuojë në simptoma të lidhura me sëmundjen, siç janë gatishmëria dhe lodhja.
Sipas studiuesve, gratë me kalimin e viteve, kanë pohuar se trupi i një nëne, që mbante fëmijën mashkull dhe femër reagojnë ndryshe, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, botuar në revistën Brain, tregon se seksi i një fëmije është i lidhur me përgjigjet imune të grave shtatzëna.
Inflamacioni është një pjesë kritike e përgjigjes imune të përfshirë në shërimin e plagëve dhe përgjigje ndaj viruseve, baktereve dhe sëmundjeve kronike dhe inflamacioni të tepërt është stresues për trupin dhe mund të kontribuojë në simptoma të lidhura me sëmundjet, siç janë lodhja.
Studiuesit e qendrës mjekësore të Universitetit Shtetëror në SHBA ndoqën 80 gra shtatzëna gjatë gjithë shtatzanisë dhe ekzaminuan nëse gratë shfaqin nivele të ndryshme të shënuesve imunitar të quajtur citokina batuar në seksin e fetusit.
Analizat u kryen mbi nivelet e citokineve në gjak dhe niveleve të prodhuara nga një mostër e qelizave imune që ishin të ekspozuar ndaj baktereve në laborator.
“Ndërsa gratë nuk shfaqin dallime në nivelin e citokinës në gjak bazuar në seksin e fetusit, ne zbuluam se qelizat imune të grave që mbartin fetuse femra prodhonin më shumë citokina pro-inflamatore kur ekspozoheshin ndaj baktereve”, tha Amanda Mitchell, drejtoresha e studimit.
“Kjo do të thotë që gratë që mbajnë fetuse femra shfaqën një përgjigje të ngritur inflamatore kur sistemi i tyre imunitar u sfidua, në krahasim me gratë që mbajnë fetuse meshkuj” tha Mirchell.
Gjithashtu ky hulumtim i ndihmon gratë dhe mjekët e tyre obstetër të pranojnë që seksi i fetursit është një faktor që mund të ndikojë në mënyrën se si trupi i një gruaje reagon ndaj sfidave të përditshme të imunitetit dhe mund të çojë në hulumtime të mëtejshme se si ndryshimet në funksionin imunitar mund të ndikojnë në mënyrën se si një grua i përgjigjet viruseve të ndryshme, infeksioneve ose gjendjes kronike shëndetësore. /GazetaShneta/