Gratë që i japin përparësi dhe e përmisojnë këtë gjë, janë më të kënaqura me jetën e tyre seksuale, sugjeron kështu studimi.
Gjumi i mirë gjatë natës mund të jetë një katalizator shumë me rëndësi për të përmisuar jetën tuaj seksuale sidomos për gratë e moshës së mesme dhe ato të moshuara.
Sipas studimit, ku morën pjesë rreth 93,668 gra të moshës 50-79 vjeç, të gjeturat ishin se ato që kishin më pak se shtatë deri në tetë gjumë kishin më pak gjasa të ishin të kënaqura me jetën e tyre sekusale, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa ato që flinin më shumë se shtatë apo tetë orë gjumë, kishin më shumë gjasa të shijonin jetën e tyre seksuale.
Duke ju referuar autores kryesore të studimit Dr. Juliana Kling, gjumi është shumë i rëndësishëm për funksionimin tonë të plotë.
‘Mungesa e gjumit çon në vështirësi të përqendrimit dhe degëzime të tjera’, thotë Kling. Rreth 60 për qind e grave që morën pjesë në studim që flinin më gjatë bënin më shpesh marrëdhënie në krahasim me ato që flinin më pak.
Për ‘Today’ Glint shtoi se: ‘Gjetjet vërtet sugjerojnë se cilësia e lartë dhe gjumi i mjaftueshëm është i rëndësishëm për funksionin seksual’.
Gjetjet mund të shtojnë listën në rritje të arsyeve pse ne duhet t’i japim përparësi gjumit./Gazeta Shneta/