Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, me rastin e vdekjes së Dukës së Madh të Luksemburgut Jean, ka ngushëlluar ambasadoren e këtij shteti në Kosovë Anne Dostert.
“Pas njoftimit për vdekjen e Dukës së Madh të Luksemburgut – Jean, kryetari i Odës së Mjekëve Dr Pleurat Sejdiu i’u dërgoi letër ngushëlluese ambasadores së Luksemburgut Anne Dostert, si dhe përfaqësuesit rajonal për LuxDev Paolo Cervino”, thuhet në njoftimin e OMK-së, transmeton Gazeta Shneta.
Duka i Madh i Luksemburgut Jean ka ndërruar jetë sot në moshën 98-vjeçare, thuhet në njoftimin e djalit të tij Henrit. Në njoftim bëhet e ditur se Duka ka qenë i shtrirë në spital ditët e fundit ku është trajtuar nga një infeksion në mushkëri. /Gazeta Shneta/