Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, ka vizituar sot qendrat e hemodializës në spitalet e përgjithshme.
Vizita e Sejdiut sipas njoftimit ka ndodhur me qëllim të informimit për mbarëvajtjen e punës dhe shërbimeve ndaj pacientëve në këto qendra, transmeton Gazeta Shneta.
“Për t’u informuar nga afër me punën e stafit të qendrave të dializës, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, së bashku me koordinatoren për hemodializë, dr Hajrije Korça dhe drejtoreshën e Klinikës së Nefrologjisë, dr Venera Gjuka -Hasanxhekaj, vizituan qendrat e dializës në Gjilan, Ferizaj dhe Pejë, për t’u siguruar për mbarëvajtjen e punës, furnizimin dhe problemet eventuale”.
“Në bisedë me mjekë dhe teknikët përgjegjës për hemodializë dhe me pacientë, drejtori u informua për trajtim profesional dhe furnizm adekuat poashtu, kishte kënaqshmëri të lartë të pacientëve me trajtimin”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/