Dita e djeshme nuk ka qenë e zakonshme për sa i përket gjinisë së bebeve të lindura në klinikën e Gjinekologjisë.
Në këtë klinikë raportohet se kanë lindur 29 bebe, prej tyre 20 janë vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i bebeve vajza është shumë më i madh sesa zakonisht, ku djemtë dominojnë numrin e lindjeve.
Në Gjinekologji kanë lindur gjithsej 29 nëna, ku prej tyre 11 e kanë bërë me operacion cezarian.
Gjashtë gra kanë lindur për herë të parë dje. /Gazeta Shneta/