Sapunët antibakterial janë të padobishëm për të vrarë mikrobet dhe mund të jenë të dëmshme për gratë shtatzëna, kanë paralajmëruar ekspertët.
Një raport i publikuar nga më shumë se 200 shkencëtarë ka paralajmëruar se kimikatet antibakteriale që gjenden në sapun dhe mjete ushtrimi mund të shkaktojnë “më shumë dëm sesa dobi.”
Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se kimikatet antibakteriale të përdorura në produktet shtëpiake nuk janë në gjendje të vrasin mikrobet që shkaktojnë sëmundje të dëmshme, por sapuni dhe uji i thjeshtë mund të jenë shumë më efektive shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët tani po paralajmërojnë se shumë produkte antibakteriale mund të shkaktojnë dëm, veçanërisht tek gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.
Besohet se kimikatet antibakteriale ndryshojnë aktivitetin e hormoneve në trup, shumë prej të cilave kontribuojnë në zhvillimin e një fëmije.
Vjeshtën e kaluar, SHBA ndaloi 19 kimikate të ndryshme antibakteriale, duke përfshirë triklosan-in dhe triklokarban-in, duke thënë se ato nuk ishin efektive në vrasjen e virusëve.
Raporti u botua në gazetën ‘Environmental Health Perspectives’./Gazeta Shneta/