Sapo ta lexoni këtë, do të hani më shumë spinaq në shtatzëni

2018-06-04 në ora 20:07

Spinaqi është një ndër ushqimet më të larta në vlera ushqyese, e sidomos përgjatë shtatzënisë. Për të kuptuar vlerat ushqyese, ndiqni faktorët më poshtë.

Parandalon defektet e lindura

Spinaqi është shumë i pasur me folate dhe acid folik. Lëndë të cilat janë shumë të nevojshme në shtatzani pasi bëjnë të mundur parandalimin e problemeve të lindura te bebet.

Ul rrezikun për lindje të parakohshme (prematurë)

Nëse nuk e merrni sasinë e nevojshme të folateve gjatë shtatzanisë shanset për të patur një lindje të parakohshme rriten, dhe konsumimi i spinaqit siguron që kjo gjë të mos ndodhë.

Parandalon aneminë

Shumë gra vuajnë nga anemia në shtatzani për shkak se trupi juaj ka nevojë për më shumë hekur, pasi hekuri nevojitet edhe për zhvillimin e bebit. Por nëse e shtoni spinaqin në dietën tuaj ju do të siguroheni që hekuri nuk do të mungojë në organizmin tuaj, gjë që e parandalon apo kuron aneminë.

Përmirëson sistemin imunitar

Nëse gjatë shtatzanisë prekeni shpesh nga sëmundje virusale apo bakterale atëherë sistemi juaj imunitar është shumë i dobët. Ndaj për të zgjidhur këtë problem është e nevojshme të konsumoni më shumë spinaq i cili në përbërjen e tij ka edhe vitaminë C, e cila ju ndihmon në mbajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm dhe lufton sëmundjet e zakonshme si gripi apo ethet.

Është i pasur me kalçium

Gjatë shtatzanisë, në kockat tuaja ushtrohet më shumë presion se zakonisht, për shkak se pesha trupore është shtuar. Ndaj juve mund t’ju nevojitet më shumë kalçium që të siguroheni se kockat tuaja mund të përballojnë të gjithë peshën e shtuar. Ndërkohë, edhe gjatë proçesit të formimit të kockave të bebit nevojitet një sasi me e madhe kalçiumi, kështu që përfshirja e spinaqit në dietën tuaj është garacia më e mirë që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur./pernenat.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *