Salloni i ondulimit “Hyrmete Bajraktari”, gjithë paratë që janë mbledhur nga puna gjatë ditës i kanë dhuruar për fëmijët e sëmurë me leukemi.
Kështu ka njoftuar drejtuesja e shoqatës “Cure2children Kosovë”, Leonora Bajraktari. Kjo shoqatë pranon donacione me të cilët përkujdeset për fëmijët e sëmurë me leukemi në Kosovë, si dhe mundëson shërimin e tyre jashtë vendit, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 21 gusht gjithë kontributi ditor iu kushtua shoqatës “Cure2children Kosovë” nga salloni “Hyrmete Bajraktari “në bashkëpunim edhe me frizerin – Arbion Berisha, stilisten e thonjëve -Rrezarta Kabashi , akt ky shumë humanist dhe i duhur për fëmijët e sëmurë me leukemi (kancer)në QKUK-Prishtinë.
Iniciativa të tilla janë të mirëseardhura, Faleminderime pafund nga ana jonë dhe e prindërve për stafin në përgjithësi dhe klientët për ndihmën e tyre. Raste të tilla paçim çdo herë!