Pa marrë parasysh gjendjen fizike, zakonisht personat që janë shumë të dhënë pas profesionit të tyre prekin miliona njerëz me veprimet e tyre.
Kështu, një kirurge edhe përse kishte këmbën e thyer operoi një paciente për 5 orë.
Song Xiaojie, që kishte thyer këmbën e saj dhe e mbante në allci arriti të operonte një paciente me kancer.
Derisa tregonte për punën e saj në një intervistë, Song ishte tepër modeste. Ajo tha: “Nuk mund të arrij gjëra të mëdha, por mund t’i bëj me dashuri të madhe të gjitha gjërat e vogla.”
Doktoresha kishte thyer këmbën e saj të djathtë me 4 prill pasi goditi një copë metali në zyrën e saj dhe mjekët i kishin thënë se ajo duhet të pushonte.
Duke ditur gjendjen e vështirë të pacientes me kancer në qafën e mitrës, ajo nxitoi të bënte ndërhyrjen në mënyrë që t’i shpëtonte jetën, siç shkruan OraNews.
“Edhe pse këmba ime ishte e dëmtuar, nuk mund të pushoja sepse pacientja ime nuk mund të priste më gjatë”, tha Song.
Pacientja shpërtheu në lot kur pa gjendjen e kirurges pasi e kuroi. Nuk ishte ky i vetmi rast që ajo trajtoi në këtë gjendje pasi ka kryer më shumë se 30 operacione dhe 110 vizita ditore.