Momenti kur nusja shpërthen në lot sapo sheh Sabri Fejzullahun në dasmën e saj
Pa dyshim se dita e martesës është një ndër ditët me të lumtura të një personi. Por për një fanse të këngëtarit Sabri Fejzullahut, martesa e saj do të kujtohet edhe për një arsye tjetër të veçantë.
Duke e ditur se Endrita ishte adhuruese e madhe e këngëtarit Fejzullahu, prindërit e saj vendosën që këngëtarin ta ftojnë në dasmën e saj, por pa dijeninë e Endritës, shkruan rtv21.tv
Teksa nusja po vallëzonte me dhëndrin shfaqet Sabriu, e në ato momente Endrita nuk mund t’i mbajë lotët.
Pasi këndon këngën “E lumja ajo ditë”, Fejzullahu tregon arsyen pse ishte i pranishëm në atë dasmë dhe kush e kishte ftuar, ndërkohë që përqafon nusen e çfitit të ri u uron më të mirat në jetë.