Koha të cilën babai kalon me foshnjën e tij, duke luajtur apo çfarëdo aktiviteti tjetër, nuk ndikon vetëm në lumturinë e bebushit. Kjo prezencë kontribuon edhe në zhvillimin e trurit të tij.
Disa studiues britanik, kanë vëzhguar sesi 128 baballarë janë përfshirë në përditshmërinë e bebeve gjatë moshës 3 muajshe, për të analizuar më pas gjendjen e zhvillimit mental të fëmijëve kur kanë arritur moshën 2 vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
Baballarët të cilët janë lidhur më shumë me fëmijën e tyre, duke u aktivizuar në lojëra dhe aktivitete të ndryshme gjatë muajve të parë, kanë rezultuar se fëmijët e tyre treguan rezultat më të lartë në testime, sesa fëmijët e tjerë.
Në zhvillimin e trurit të fëmijëve padyshim ndikojnë faktor të shumtë, dhe studimi britanik, nuk kishte për qëllim të vërtetoj vetëm efektet e shkaktuara nga lidhjet e krijuara në raportin baba-fëmijë.
Autorja e këtij studimi nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në ‘King’s College London’, Vaheshta Sethna, thekson se janë vërejtur ndryshime tek fëmijët e trajtuar me kujdes, qetësi dhe pa ankth nga babai.
Ndryshme të cilat ishin: zhvillimi më i mirë kognitiv, përfshirë këtu vëmendjen, zgjidhjen e problemeve, gjuhën dhe afërsinë shoqërore.
Ndër të tjera, studimi sugjeron se ndarja e emocioneve pozitive dhe aktivitetet e leximit ndërlidhen ngushtë me aftësinë e të menduarit tek fëmijët. /Gazeta Shneta/