Përveç projekteve muzikore të këngëtares së njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, përflitje nëpër medie po bëhen edhe në lidhje me jetën e saj private, përkatësisht me mëmësinë e saj.
Këngëtarja vazhdimisht ka treguar se sa e kujdesshme është me vajzën e saj, madje ka vendosur t’ia mbulojë fytyrën nëpër fotografitë të cilat është duke i publikuar, shkruan Gazeta Shneta.
E së fundmi, në një video në llogarinë e saj në “Instagram”, më saktësisht në ‘Insta Story’, ajo ka shpërfaqur edhe njëherë dashurinë ndaj vajzës së saj, e cila shihet duke e mbajtur atë në dorë.
“Jeta ime”, e ka mbishkruar fotografinë, duke treguar edhe njëherë se çfarë rëndësie ka Khloe tek mamaja e saj./Gazeta Shneta/