Produktet natyrale dhe organike për kujdesin ndaj lëkurës janë gjithnjë zgjedhjet më të preferuara – e këtu hynë pa dyshim edhe produktet për mbrojtjen nga dielli. Shumë faqe interneti paraqesin mijëra receta dhe truqe që mund t’i bëni duke përdorur mjete që i keni në shtëpi.
Dhe një preferencë e tillë mund të vije se pasojë e frikës nga kemikatet e dëmshme që gjindjen ne kremërat që mund t’i gjeni nëpër farmaci dhe lokale tjera, përcjellë GazetaShneta.
Këto kemikate që përbëhen nga elementet si oxybenzone dhe octinoxate, duket se intereferojnë me nivelin e hormoneve në trupin tuaj. Përdorimi i tepruar i tyre pastaj sjellë dëme edhe për mjedisin dhe mirëmbajtjen e detit, transmeton “The Conversation”.
Ndërsa produktet që ju mund t’i bëni në shtëpi zakonisht kanë përbërës si vaji shea dhe i kokosit, bajamet, avokado, livando dhe vajra me vitamina E. Faktori i mbrojtjes së diellit (SPF) për këto përbërës, sipas autorëve të këtyre recetave, janë midis katër dhe gjashtë. Këto vlera SPF, nëse janë të vërteta, nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit.
Disa receta përfshijnë vaj esencial të karrotave, të cilat autorët pretendojnë të kenë një SPF prej 35-40. Por kjo nuk ka gjasa që po ashtu ta mbrojë lëkurën sepse ka një sasi të vogël të faktorëve mbrojtës.
Ndoshta komponenti i vetëm i vlefshëm që sugjerohet në recetat është oksidi i zinkut. Recetat rekomandojnë përdorimin vetëm të preparateve “të papërpunuara” dhe jo të “mikronizuara” të oksidit të zinkut për të shmangur dëmtimin e mjedisit. /GazetaShneta/