Kjo varet nëse ju lindni në mënyrë natyrale ose nëse keni pasur komplikime nga lindja.
Pas një lindje të pakomplikuar, ka gjasa që të qëndroni në spital për 24 deri në 48 orë. Duhet të pushoni dhe të prisni që anestezia të zhduket. Dhe ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor duhet t’ju monitoroj ju dhe fëmijën tuaj për ditën e parë ose më shumë për tu siguruar që nuk ka probleme të zhvillohen tregon babycenter , transmeton GazetaShneta.
Nëse dëshironi të dilni më shpejt se 24 orë pas lindjes, bisedoni me mjekun tuaj. Nëse zgjedhni një dalje të hershëm, duhet të merrni fëmijën tuaj për të vizituar tek mjeku brenda dy ose tre ditëve pas largimit nga spitali.
Gratë me ndërlikime mund të kenë nevojë të qëndrojnë më gjatë.
Pas lindjes cezariane,mjeku do të dëshirojë të jetë i sigurt që mund t’ia dalni edhe vete para se të shkoni në shtëpi per shembull:
– Të ecni deri në banjo
-Të urinoni
-Të hani dhe pini pa të vjella
Stafi mjekësor gjithashtu do të sigurojë që fëmija juaj të jetë në gjendje të mire shëndetësore për t’u larguar.
Familjet – fëmijët e të cilëve përfundojnë në njësinë e kujdesit intensiv pas lindjes rrallë mund të qëndrojnë në spital më shumë se qëndrimi i zakonshëm pas lindjes. /GazetaShneta/