Disa vizita mjekësore duken se zgjasin për orë të tëra, por a keni menduar ndonjëherë sesa nga ajo kohë ju kaloni duke biseduar me mjekun tuaj?
Burimet mjekësore ‘online’ Medscape, e cila është në pronësi të WebMD, kohët e fundit ka realizuar një hulumtim me titullin: Raporti i Kompensimit të Mjekëve 2016.
Ky raport përmban të dhëna nga më shumë se 19,200 mjekë në 26 fusha të ndryshme të specializuara mjekësore, transmeton Gazeta Shneta.
Një pjesë e këtij raporti përfshin të dhënat sesa minuta mjekët thonë se kalojnë me çdo pacientë, derisa vlerësimi më i shpeshtë ishte 13 deri në 16 minuta, sikur në foton më poshtë:
Ndërkohë, këto sondazhe tregojnë një përputhje me hulumtimet e mëparshme vjetore të realizuara në vitin 2011.
Të dhënat ishin të ndara edhe mbi baza gjinore. Studimet e mëparshme të Medscape kanë treguar se mjekët femra shpenzojnë më shumë kohë për pacientin, mesatarisht sesa homolgët e tyre meshkuj.
Poashtu, edhe ky studim tregon të njëjtin epilog, 49 për qind e femrave në raport me 41 për qind të doktorëve meshkuj kalojnë 17 ose më shumë minuta me secilin pacient.
Por, edhe vetë specializimet mjekësore janë të ndara mbi baza gjinore, dhe ka shumë pak femra që punojnë në fushat e kujdesit kritik dhe emergjent, të cilat kanë tendencë të kenë vizitat më të shkurtra tek mjeku./Gazeta Shneta/