Me përhapjen e pandemisë covid-19 në të gjithë botën, të gjithë po marrin masa paraprake.
Por, ka edhe një send tjetër që ndoshta nuk duhet ta lini pas dore kur bëhet fjalë për pastrim: rrobat tuaja.
Ekspertët tani po thonë që koronavirusi mund të jetojë në veshje të paktën disa orë ose deri në disa ditë, shkruan parents, transmeton GazetaShneta.
Ndërsa, koronavirusi jeton më gjatë në sipërfaqe të forta, virusi sigurisht që mund të qëndrojë në sipërfaqe të buta si veshje dhe batanije.
Për të shmangur përhapjen e koronavirusit, CDC rekomandon ndryshimin e veshjeve “të jashtme” posa të hyni në shtëpinë tuaj dhe këshillon që t’i vendosni menjëherë në lavanderi.
Nëse po merreni me rrobat e dikujt tjetër që tashmë është infektuar me koronavirus, vishni doreza të disponueshme, dezinfektoni çdo sipërfaqe me të cilën veshjet kanë rënë në kontakt dhe lani duart tuaja tërësisht për 20 sekonda pasi të keni prekur rrobat./GazetaShneta/