Në mbledhjen e mbajtur më 12 janar, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e pagave të të gjithë punëtorëve që paguhen nga buxheti i shtetit.
Në njoftimin e Qeverisë është aprovuar vendimi për rritjen e pagave duke filluar nga data 1 janar 2018, transmeton Gazeta Shneta.
“Qeveria ka aprovuar vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë duke përfshirë mjetet financiare prej 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ende nuk dihet nëse kjo rritje do të pranohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, të cilët kanë kërkuar që pagat të rriten me 30 për qind.
Madje zyrtarët e FSSHK-së kanë paralajmëruar protesta dhe greva nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Reagimet për rritjen e pagave janë shtuar pasi kryeministri Ramush Haradinaj ia dyfishoi rrogën vetes si dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit. /Gazeta Shneta/