Sa është rroga dhe koeficienti i Avokatit të Popullit në Ligjin për Paga

2019-12-14 në ora 12:39

Avokati i Popullit Hilmi Jashari në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, ka deklaruar pagë vjetore neto pak më shumë se 16,600 euro. Kjo i bie rreth 1380 euro pagë mujore.

Ndërkaq në Ligjin e ri për Paga Avokati i Popullit renditet në pozitën e 19-të në kategorinë A4 me koeficient 8 së bashku me gjyqtarët e Gjyaktës Kushtetuese, kryetarin e Akademisë së Shkencave, etj, shkruan Gazeta Shneta.

Koeficienti 8 i përllogaritur me 239 euro, i bie që Avokati i Popullit me ligjin e ri të paguhet rreth 1900 euro.

Kujtojmë se Avokati Hilmi Jashari e ka dërguar ligjin e ri për paga në Gjykatën Kushtetuese pasi ka pranuar rreth 35 ankesa të sindikatave dhe grupeve të ndryshme të punëtorëve në sektorin publik.

Gjykata me këtë rast ka pezulluar ligjin deri më 30 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa pritet që të marr vendim brenda kësaj periudhe. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *