Gjermania është njëri nga vendet me pushimin më të mirë të lehonisë në Evropë.
Përveç sistemit shumë të avancuar shëndetësor dhe kujdesit maksimal ndaj shtatzënave, shteti gjerman ofron kushte të jashtëzakonshme për prindërit, transmeton Gazeta Shneta.
Shteti gjerman ofron pushim të lehonisë të njohur si ‘Elternzeit’ dhe pagesa të njohura si ‘Elterngeld’.
Nënat dhe baballarët në ardhje që punojnë kanë të drejta të barabarta të pushimit deri në 12-14 muaj.
Ky pushim mund të merret nga njëri prind ose dytë. Pushimi standard për njërin prind kujdestar është 12 muaj, por fiton dy muaj shtesë prindi tjetër.
E, nëse dy prindërit pushojnë brenda një muaji, atëherë ai muaj llogaritet si dy muaj pushim.
Pagesa mujore e pagës së prindërve të punësuar është 65 % e totalit neto, por prindërit kanë të drejtë të bëjnë një punë të dytë gjatë pushimit por jo më tepër se 30 orë në javë. /Gazeta Shneta/