Pa lindjes, përgatituni të përballeni për javë të tëra me gjakderdhje.
Gjakderdhja pas lindjes ndodh sepse muret e mitrës, të cilat janë zmadhuar për t’u përshtatur gjatë shtatzanisë, tashmë i rikthehen normalitetit dhe heqjes së placentës.
Për shumicën e grave, gjakderdhja që ndodh pas një lindjeje, qoftë kjo natyrale apo me operacion, nuk zgjat mesatarisht më shumë se 6 javë. Tek disa gra ndodh rreth 4 javë, tek të tjera deri në 8 javë.
Disa gra ndodh të kenë gjakderdhje që vazhdojnë për më shumë se normalja. Kjo mund të ndodhë për disa arsye. Herë pas here, një pjesë e placentës ose membranave që përbëjnë qesen amniotike mbeten brenda pas heqjes. Duke pasur edhe një sasi të vogël të membranave ose placentës ende të bashkangjitur në murin e mitrës, mund të shkaktojë gjakderdhje.
Një arsye tjetër për gjakderdhje më të gjatë se 6 javë është koriocarcinoma. Kjo është një gjendje shumë e rrallë që mund të zhvillohet pas një aborti, ndërprerjeje ose lindjeje dhe përfshin disa prej qelizave të placentës që vazhdojnë të rriten, pavarësisht nga mbarimi i shtatzënisë. Kjo mund të jetë një gjendje shumë e rrezikshme, por kurrë nuk bëhet më mirë pa ndërhyrje mjekësore.
Së fundi, vendosja e një IUD (pajisja intrauterine) ose fillimi i pilulave të kontrollit të lindjes mund të jetë gjithashtu një shkak i gjakderdhjes jonormale.
Shumica e këtyre gjendjeve janë të padëmshme, por gjithsesi çdo gjakderdhje pas 6 javësh duhet të diskutohet me mjekun./pernenat