Nëse jeni duke provuar ta shkrini qumështin e gjirit, atëherë vjen një kohë ku ju duhet të mësoni se si shkon procesi i shkrirjes së qumështit.
Disa prej rasteve të rralla janë kur bebet pijnë qumështin direkt nga frigoriferi, por në të shumtën e rasteve nënave i ‘u duhet të ta ngrohin qumështin e tyre për bebet.
Edhe pse ngrohja e qumështit të gjirit mund të ketë humbje të vitaminave, është shumë e rëndësishme të ndiqni disa këshilla dhe udhëzime të duhura për ngrohje.
Sipas ‘’La Leche League International’’, në mënyrë që ta shkrini qumështin, duhet që në enë të keni ujë të ngrohtë dhe t’ia shtoni qumështin derisa të arrijë një temperaturë të dëshirueshme, shkruan Romper, transmeton Gazeta Shneta.
Po ashtu ka disa praktika të disa nënave që qumështin e gjirit e nxehin direkt në mikrovalë apo diçka të ngjashme, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmërojnë se këto praktika mund të shkatërrojnë cilësinë e lëndës ushqyese të qumështit, i cili në fund të fundit e mposht qëllimin e ushqyerjes me gji.
Një ngrohës shishe që është aprovuar për përdorim me qumështin e nënës është një tjetër mënyrë që ju mund të ngrohni qumështin tuaj./Gazeta Shneta/