Sasia e duhur me qumësht të gjirit është gjithmonë ajo që nëna duan që të mos kenë probleme me të, dhe të kenë mundësi që ta ushqejnë foshnjën sa më gjatë që të jetë e mundur.
Së fundmi Mamia Razije Musa ka folur rreth kësaj teme, duke rekomanduar që nënat të jenë sa më të qeta, largimin nga stresi si dhe ushqim dhe ujë sa më të shëndetshëm.
Derisa më poshtë ka rekomanduar PIULATTE PLUS, që njihet me vetitë unike që stimulojnë sasinë e qumështit, shkruan Gazeta Shneta.
Për më shumë keni postimin e plotë të mamisë në Facebook: Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë nga ju po më pyesni për mënyrat e shtimit të sasisë së qumështit të gjirit por edhe të trajtimit të mastitit. Unë gjithmonë rekomandoj qetësinë, largimin e stresit,ushqimin e shëndetshëm dhe pirjen e ujit për një sasi të mirë të qumështit të gjirit. Kundrejtë këtyre këshillave, atëherë kur është e nevojshme,është e rëndësishme të përdorni edhe suplemente që ndihmojnë nanat të arrijnë sukses në gjidhënie. PIULATTE PLUS njihet për vetitë unike që stimulojnë sintezën e qumështit të gjirit dhe zgjatë kohën e ushqimit me gji. Ky produkt është plotësisht bimor dhe mund të meret që nga dita e parë e lindjes. Ajo që më la përshtypje është që ky produkt parandalon edhe mastitin një gjendje e cila te shumë nanat të reja rezulton me dorëzim dhe ndërprerje të gjidhënies.Përvec këtij produkti unë u’a rekomandoj edhe çajin për shtimin e sasisë së qumështit të gjirit nga Humana që në përmbajtje është plotësisht bimor dhe me efekte të shpejta e pozitive në procesin e gjidhënies.Unë e them gjithmonë se gjidhënia është mrekulli dhe nanat duhet të bëjnë të pamundurën për të ushqyer fëmijët e tyre me qumësht gjiri, në ndihmë mund të ju dalin këto produkte të cilat ekspertët i kanë punuar enkas për të shtyer përpara gjidhënien.Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/