Rritet rrezikut për sulme të zemrës tek gratë nën këtë moshë

2019-01-10 në ora 18:58

Rritje në mënyrë konstante të atakut të zemës ka patur në radhët e grave në moshë të re. Pavarësisht se deri më sot janë konsideruar si shenja tipike të moshës së tretë, kryesisht tek meshkujt, sëmundjet kardiake po verifikohen gjithnjë e më tepër tek gratë nën moshën 54 vjeç.

Në dhjetëvjeçarin e fundit kërkuesit amerikanë theksojnë se është kaluar nga 21 në 31%, duke shënuar një rritje të konstante. Gjithashtu është vërejtur se gratë kanë më pak probabilitet në krahasim me meshkujt për të marrë trajtimet e duhura.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)

Sipas mjekëve ekspertë që shprehen për këtë argument, theksohet se ataket kardiake zakonisht trajtohen si sëmundje që prekin meshkujt dhe njëkohësisht gratë kanë simptoma atipike, gjë që ndikon shpesh edhe në diagnostikimin në kohë të sëmundjes, apo edhe të nivelit të rrezikut.

Për të arritur në këto konkluzione,  kërkuesit amerikanë kanë analizuar të dhënat e 29 mijë pacientëve të prekur nga infarkti miokardit akut nga viti 1995-2014. /klanplus

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *