Rreziqet që i vijnë gruas prej marrëdhënieve intime anale

2018-11-02 në ora 22:15

Në bazë të sondazheve virtuale, numri i çifteve që praktikojnë seksin anal sa vjen e rritet.

Megjithatë mungesa e informacionit shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, ndaj gjinekologët flasin gjithmonë e më shumë hapur rreth kësaj sjelljeje intime.

Lauren F. Streicher, drejtoreshë e Center for Sexual Medicine and Menopause në Shkollën e Mjekësisë në Feinberg në Universitetin Northwestern shkruan se vetëm 12% e femrave pohojnë që pranojnë të kryejnë seks anal me partnerin, por shifrat nuk janë reale sipas saj.

Ajo që duhet të mbani mend është se anusi nuk është bërë për marrëdhënie seksuale. Ndryshe nga vagina që ka një mukozë të trashë e elastike e cila i rikthet gjëndjes fillestare edhe pse mund të sjellë një jetë një fëmijë, anusi nuk është ind muskulor. Indet rektale janë më të hollë dhe nuk kanë të njëjtën elasticitet. Gjatë aktit mund të ndodhë që lëkura rreth anusit të çahet duke rritur rrezikun për infeksionet seksualisht të transmetueshme. (gonorreja rektale, klamidia anale dhe HIV).

Sipas Qendrave të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “marrëdhënie intime anale është sjellja më e rrezikshme për transmetimin e HIV”.

Gjithashtu gjinekologia shton se asnjëherë nuk mund të bëni marrëdhënie intime anale e më pas vaginale pasi mund të transportoni bakteret e anusit në vaginë duke rrezikuar të prekeni nga infeksionet e traktit urinar/Living/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *