Nëse jeni duke shikuar për mundësinë e një operacioni cezarian, atëherë duhet të dini se është me një rrezik të madh, ku vdekshmëria e nënave është më e madhe se në lindjet vaginale si dhe ndërlikimet e shtatzënisë janë të pranishme.
Kjo poashtu ndikon në frymëmarrjen e foshnjës suaj menjëherë në momentet e para pas lindjes. Nëse keni planifikuar një operacion cezarian për arsye shëndetësore, dhe që mjeku ju ka rekomanduar atëherë sigurohuni që kjo është e drejtë, transmeton Gazeta Shneta.
Para së gjithash duhet të dini për rrezikshmërinë e këtij operacioni shumë të ndërlikuar, por edhe për efektet anësore që sjell: Vdekshmëria është 5 herë më e lartë; Operacionet e tilla rrisin rrezikun e ndërlikimeve gjatë shtatzënive të ardhshme.
Po kështu edhe koha e rikuperimit pas operacionit cezarian është me të vërtetë e gjatë; Lindja me këtë metodë ndikon direkt në frymëmarrjen e foshnjave; Fëmija mund të jetë nën efektin e anestezionit menjëherë pasi ka lindur./Gazeta Shneta/