Një operacion cezarian është një kirurgji e barkut, kështu që është e rrezikshme ndoshta më shumë se një lindje natyrale.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve i këshillon gratë që të planifikojnë një lindje natyrale sa herë që kanë mundësi, transmeton Gazeta Shneta.
Nënat që lindin me operacion cezarian priren të kenë më shumë infeksione, gjakderdhje të tepruar, mpiksje të gjakut, dhimbje të tepërta pas lindjes.
Studimet kanë treguar se foshnjat që lindin me operacion cezarian para javës së 39 kanë më shumë probleme me frymëmarrje.
Po ashtu rrisni mundësinë e komplikimeve me placenta previa dhe atë accreta.
Operacioni cezarian mund të jetë i dobishëm dhe shpëtues si për nënën ashtu edhe për foshnjën, por në kushte normale preferohet të bëhet lindje vaginale./Gazeta Shneta/