Është një pengesë e madhe për gratë e moshës 35 vjeç e lartë që dëshirojnë të mbesin shtatëzënë. Shkalla e fertilitetit fillon të bie në moshën 30 vjeçare, më shumë në moshën 35 vjeçare dhe dukshëm në moshën 40 vjeçare. Përderisa në këtë moshë edhe me anë të metodave të ndryshme është e vështirë me mbet shtatëzënë.
Gratë 45 vjeçare apo edhe më të vjetra rrallë mbeten shtatzënë, madje edhe nëse bëhet trajtimi i fertilitetit. Specialistët e fertilitetit në mënyrë rutinore rekomandojnë dhurimin e qelizave (IVF me vezë të dhuruara nga një donator) për këto gra, sepse shtatzënitë me vezët e tyre janë kaq të rralla.
Gratë gjithashtu kanë më shumë vështirësi të mbeten shtatzënë me kalimin e viteve, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Nga ana tjetër, më shumë gra po mbesin shtatëzënë në moshë të shtyrë në Shtetet e Bashkuara se kurrë më parë. Në vitin 1970, mosha mesatare për një nënë për herë të parë ishte rreth 21. Në vitin 2008, mosha mesatare u rrit në 25 vjeç.
Një këshilltar gjenetik mund t’ju ndihmojë të kuptoni rreziqet tuaja të veçanta dhe të vendosni nëse do të keni testime gjenetike për të zbuluar ose diagnostikuar problemet kromozomale ose defektet e tjera të lindjes. Mbani në mend se çdo grua ka një shans për të pasur një fëmijë me probleme, pavarësisht nga mosha e saj.
Nëse po mendoni të mbeteni shtatzënë, vizitoni mjekun tuaj ose maminë për një ekzaminim të plotë./Gazeta Shneta/