Rreziku nga sëmundja e kancerit, një shishe verë baras me 10 cigare

2019-04-15 në ora 08:57

Lidhjet ndërmjet pirjes së duhanit dhe rrezikut të kancerit janë të vendosura mirë dhe reflektohen në ndërgjegjësimin e lartë të publikut, duke aplikuar tash e disa kohë taksat e rënda dhe ndalimet e reklamave. Por lidhjet ndërmjet konsumit të moderuar të alkoolit dhe rrezikut të kancerit janë më pak të komunikuara tek individët konsumues.

Hulumtimet e bëra e të botuara në BMC Public Health, tregojnë për rreziqet e kancerit midis alkoolit dhe të duhanit, në mënyrë që njerëzit të mund të jenë më të informuara shkruan biomedcentral, transmeton Gazeta Shneta.

A pini një gotë vere të vogël çdo ditë? Ndoshta një here në jave? Ju e dini se cigaret rrisin rrezikun e kancerit, por ç’të themi për një gotë verë çdo natë?

Të dhënat e anketës sugjerojnë se vetëm 13% e njerëzve janë të vetëdijshëm për një lidhje midis alkoolit dhe kancerit.

Alkooli te gratë shkakton të paktën shtatë lloje të kancerit (gjirit, mëlçisë, ezofagut, gojës, grykës dhe zorrëve), dhe ndërkohë që rreziku rritet sa më shumë që pini. Për më tepër, ka prova të fuqishme se nivelet e ulëta të alkoolit nuk ofrojnë asnjë përfitim mbrojtës shëndetësor.

Rreziqet duhet të njihen dhe të komunikohen më mirë

Disa studime kanë përshkruar lidhjet ndërmjet niveleve të moderuara të alkoolit (çdo ditë nga një gotë) dhe kancerit të gjirit te gratë.

E para u botua mbi 15 vjet më parë ku komiteti publik shëndetësor anglez kanë nxjerrë deklarata që inkurajojnë gratë që të kenë më shumë ditë pa alkool për të zvogëluar rrezikun e kancerit dhe fushatat e ndërgjegjësimit lokal janë duke u zhvilluar.

Megjithatë, këto nuk po arrijnë të trajtojnë besimet e mbajtura gjatë se pirja e moderuar është e dobishme dhe shumë njerëz thjesht mendojnë se kanceri shkaktohet nga ‘diçka tjetër’.

Sa cigare në një shishe vere?

Duke përdorur informacionin e publikuar për alkool dhe duhan ne llogarisim se mesatarisht për gratë, që konsumojnë 10 njësi alkool (rreth një shishe vere) në javë mbart rrezikun e barabartë të kancerit në 10 cigare.

Për meshkujt statistikat janë më të ulëta (10 njësi është ekuivalente me 5 cigare), por ende të konsiderueshme. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *