Tëmthi apo ‘idhëza’ siç e quajmë në gjuhën e popullit, është një organ i vogël në formë të dardhës, i cili gjendet nën mëlqi, në anën e djathtë mbi abdomenin tuaj. Tëmthi mbledh aciditet, në kombinim me lëngjet trupore, yndyrën dhe kolesterolin, për t’i ndihmuar organeve tretëse të tretin ushqimin. Gjë që ia lehtëson organizmit të absorboj vitaminat dhe materiet ushqyese ne qarkullim të gjakut. Në rastet kur kolesteroli mblidhet më shumë se sasia normale në tëmth, atëherë formohen gurët në të.
Sipas studimit të Harvard Health Publications, 80% e gurëve shkaktohen për shkak të kolesterolit, dhe 20% për shkak të kripërave të kalciumit, transmeton Gazeta Shneta.
Simptomet që keni këta gurë të vegjël brenda tëmthit tuaj:
Gurët mund të shkaktojnë dhimbje në pjesën e lartë të abdomenit. Ju do të filloni të ndjeni dhimbje në pjesën ku gjendet tëmthi(idhëza), herë pas here kur konsumoni ushqime të pasura me yndyrë, si për shembull, ushqime të fërguara. Kjo dhimbje zakonisht zgjatë disa orë, dhe zhduket.
Gjithashtu, mund të përjetoni:
Pështjellim
Të vjellura
Urinim me ngjyrë të errët
Dhimbje stomaku
Diarrhea
Mostretje dhe fryerje.
Në rastet kur ndodhin komplikime të kësaj dukurie, mund të shfaqen edhe rreziqe afatgjatë.
Kur këta gurë bllokojnë kanalin e tëmthit, në të cilin kalonë aciditeti, mund të shkaktohet inflamacioni dhe infeksioni i këtij organi. Dhe, padyshim që kjo është një emergjencë mjekësore.
Prandaj, nëse përjetoni këto simptome, vizitojeni doktorin tuaj dhe konsultohuni për gjendjen tuaj shëndetësore, dhe sigurisht bëni kujdesë me ushqimin që zgjedhni për konsumin. /Gazeta Shneta/