Gripi duhet të evitohet, sidomos gjatë shtatzënisë.
Sipas një studimi del se gratë që preken nga viruset gjatë periudhës së shtatzënisë rrezikojnë që fëmija i tyre të lindë me autizëm.
Hulumtimi i kryer në Columbia University ka gjetur se sa më shumë që gratë preken nga gripi në shtatzëni, rreziku është më i madh, transmeton Klan Kosova.
Gripi në tremujorin e parë nënkupton rrezik prej 34 për qind, gripi në tremujorin e dytë përmban rrezik prej 40 për qind, ndërsa rasti me ethe të gripit pas tremujorit të parë thuhet se shton rrezikun që fëmija të preket me autizëm deri në 300 për qind.
Hulumtuesit kanë gjetur nga 15 mijë e 701 raste te nënat që kanë pasur grip gjatë shtatzënisë në mes viteve 1999 dhe 2009 se 583 prej tyre janë diagnostifukuar me autizëm. Kjo i bie rreth 3 për qind.