Rrezikshmëria që u kanoset individëve nga plastika

2018-11-03 në ora 16:14

Pijet si kafeja dhe uji, madje edhe produktet e tjera ushqimore që marrim me vete na u servohen në ambalazhe të plastikes, material ky për të cilin kanë shfaqur skepticizëm hulumtues të ndryshëm, duke e konsideruar atë si të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Në lidhje me prodhimin dhe klasifikimin e tyre në bazë të përdorimit dhe të rrezikshmërisë së tyre, janë ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” të Radio Televizionit të Kosovës ekspertë të çështjes, shkruan Gazeta Shneta.

Drita Zogaj, drejtor/menaxher i cilësisë në Qendrën e Laboratoreve Testuese në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tregon se në mesin e ambalazheve plastike, gjendet edhe një lloj i quajtur “PETE” apo që mund të gjendet me numrin 1 në një shenjë trekëndëshi.

Ky lloj ambalazhi mund të gjendet, sipas saj, kryesisht në shishet e ujit, që janë tregues se ambalazhi është vetëm një përdorimësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *