Këngëtarja e njohur Rrezarta Shkurta ka treguar shpeshherë në rrjetet sociale, e sidomos në Instagram, se si kujdeset për vajzën e saj të vogël, Hera.
Së fundmi, përmes një Instastory, ajo ka treguar një metodë, që sipas saj del të jetë efikase, e cila ndihmon që vajza e saj të mos bëjë naze me ushqimin, shkruan Gazeta Shneta.
“Eureka! Sot zbulova si të ushqej Herën pa shumë lutje. Mjafton t’i them: Hera mos e ha, dhe ajo për sfidë e ha.
Ka mama të tjera si puna ime që fëmija i bën gjithmonë të kundërtën e asaj që i thuhet?”-përfundon këngëtarja në Insta story-n e saj./Gazeta Shneta/