Rrethoret për bebet muund të kenë qenë një zgjidhje e popullarizuar në mesin e prindërve në të kaluarën dhe një mënyrë ideale për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë se si të ecin.
Sidoqoftë, sot ka shumë diskutime dhe një debat të ashpër rreth dobisë së rrethoreve. Gjithnjë e më shumë hulumtime sugjerojnë se rrethoret për bebe mund të jenë më të dëmshme se sa të dobishme.
Disa vende madje i kanë ndaluar shitjen e tyre.
-Rrethoret mund të shkaktojnë një rrezik serioz të lëndimit
Derisa rrethoret e fëmijëve ndihmojnë një lëvizje të foshnjave shumë shpejt për shkak të bazës së saj me rrota, ekzsiston një rrezik i lartë i dëmtimit të foshnjës që mund të jetë shumë i rrezikshëm.
Lëvizja e foshnjës do të jetë më e shpejtë dhe pirndërit nuk do të arrijnë t’i mbikëqyrin prandaj lehtësisht mund të vijë deri tek lëndimi, transmeton Gazeta Shneta.
-Rrethoret mund të rezultojnë në zhvillimin e vonuar të foshnjave
Shumë prej tyre kanë besuar se rrethoret e fëmijës ndihmojnë ato në zhvillimin e aftësive për të ecur, por studimet e fundit sugjerojnë se mund të pengojnë në aftësinë natyrore të foshnjës që të zvarriten, për të qëndruar në këmbë pastaj vetë, duke shkaktuar vonim në këtë aspekt.
Rrethoret jo vetëm që reduktojnë kohën që bebet mundohen të lëvizin por edhe vonojnë këto zhvillime të rëndësishme, të cilat janë etike për rritjen e fëmijës dhe jo vetëm aftësisë së tyre për të ecur./Gazeta Shneta/